Published On:11 June, 2011
Posted by Vnb-Snorki
Bayerni dëshiron pajtimin e tifozëve me Neuer
Bayerni i Munichut ka angazhuar negociatorin profesional, Wolfgang Salewskin, i cili është ftuar në një takim mes stafit, bordit të Bayernit, Manuel Neuerit dhe dhjetë tifozëve për të zhdukur urrejtjen e një seksioni të tifozëve ndaj ish-portierit të Schalkes.
Salewski është profesor i menaxhimit të krizave dhe ndihmoi në lirimin e rreth 60 pengjeve gjatë karrierës së tij. Ai ka qenë këshilltar i kancelarëve gjermanë, Helmut Schmidt dhe Helmut Kohl.
“Unë kam shumë përvojë në gjetjen e zgjidhjes për situata të tilla të vështira. Unë jam i sigurtë se do të ketë komunikim të mirë dhe në fund do të arrihet marrëveshja për marrëdhënie të mira në të ardhmen”, theksoi Salewski duke shtuar se takimi do të mbahet më dy korrik në Munich.