Published On:11 June, 2011
Posted by Vnb-Snorki
Europa, brezi i te rinjve qe ka marre rruget
Për javë të tëra, qindra të rinj janë organizuar dhe mbledhur në qendër të Madridit. Të tjerë e kanë bërë një gjë të tillë në mbarë Europën, duke u nisur nga ky shembull. Protestat në Lisbonë, Athinë, Paris dhe gjetkë flasin për rizgjim të të ashtuquajturit “brezi i humbur”, i cili duket se më në fund ka gjetur zërin e tij.
Çdo revolucion i vërtetë në Paris duhet që të përfshijë sulmin ndaj Basrijës. Ja përse 200 mijë demonstrues të rinj janë ulur në hije të pemëve të Pallatit të Bastijës, në pritje të nisjes së një revolucioni. Në fakt, të dielën e kaluar numri i tyre e kaloi shifrën 2000, kur të rinjtë zunë hyrjen e Operës së Bastijës dhe gjysmën e sheshit përpara saj. Por më pas mbërriti policia me gaz lotsjellës dhe që nga ai moment e kanë mbajtur nën vëzhgim sheshin që është në fakt një simbol i vërtetë i demonstratave dhe revolucionit. Protestuesit janë duke u përpjekur që të krijojnë një lëvizje të ngjashme me atë të Madridit dhe Lisbonës. Është ideja e një marshimi mijëra vetash, kryesisht të rinjsh në kërkim të “demokracie reale” ose demokraci e vërtetë. Ata besojnë se edhe në Francë ka një potencial për të organizuar një protestë të tillë masive kundër qeverisë dhe klasës qeverisëse e politike në përgjithësi, duke qenë se papunësia ka arritur në 20% dhe situata e krizës është e vazhdueshme dhe pa zgjidhje. “Deri më tani, problemet tona janë konsideruar gjithnjë si probleme individuale”, thotë Zhulien, një student fizike 22-vjeçar i cili është pjesë e një grupi të quajtur “Aksion”. “Ne na është thënë gjithmonë se nëse nuk mund të gjesh një punë kjo është një çështje personale dhe nuk mund të fajësosh të tjerët për paaftësinë tënde. Ndoshta tani jemi duke përjetuar një ndryshim të madh dhe kërkojmë që të bëhemi pjesë e një lëvizjeje të madhe paneuropiane për ndryshimin e sistemit”, vazhdon ai.
Ka një ndjesi të përbashkët mes të gjithë të rinjve europianë, kudo që ndodhen nëpër kontinent në lidhje me faktin që nuk do të jenë të zotët që të kenë të njëjtin nivel begatie me atë që kanë pasur dhe kanë arritur prindërit e tyre. Të rinjtë ndihen të aftë dhe megjithatë ndihen pa një të ardhme, pa një shpresë. Ata kanë studiuar shumë, kanë bërë shkolla dhe specializime dhe nuk kanë mundësi që të gjejnë një punë përmes së cilës të shprehin njohuritë e marra dhe aftësitë që kanë. Është një ndjesi pamundësie që ka vite që formësohet dhe përjetohet duke i shndërruar këtë brez të rinjsh në brezin e “fëmijëve të krizës” të cilët janë rritur në një botë të formësuar nga kriza të ndryshme ekonomike dhe politike, por ndërkohë ata janë të rinj që nuk kanë dalë kurrsesi në rrugë për interesin e tyre. Por një ndryshim thelbësor është duke ndodhur tani. Më 12 mars, 200 mijë njerëz kanë marshuar në “Bulevardin e Lirisë” në Lisbonë. Ishte demonstrata më e madhe që ka parë Portugalia që nga viti 1974 gjatë të ashtuquajturit “Carmation Revolution”. Kjo protestë e madhe ka qenë protestat e brezit të humbur. Si dhe në Kajro, muaj më parë gjithçka filloi përmes “Facebook”, me një thirrje që iu bë fillimisht studentëve të Universitetit të Cimbras. Ishte një thirrje që i bënte apel të gjithëve të bëheshin pjesë e një lëvizjeje dhe demonstrate e proteste të madhe. “Ne të papunët, të paguarit keq, edhe pse jemi ndër më të përgatiturit dhe më të aftët, duam që të protestojmë në mënyrë që ata që janë përgjegjës për situatën tonë, ta ndryshojnë menjëherë këtë realitet të papranueshëm”.
Një nga iniciatorët e një proteste të tillë është Carvahlo 25 vjeç, i cili ka studiuar marrëdhënie ndërkombëtare. Ai është një djalosh shumë i sjellshëm me një mjekër të vogël dhe me një byzylyk lëkure në dorën e majtë. Ai thotë se normalisht është një njeri shumë i duruar, por arriti që të kuptonte se edhe pse arriti që të kryente një master në gjuhën angleze nuk pati asnjë lloj mundësie që të punësohej në një punë të denjë për arsimimin e tij. Portugalia është vendi i katërt për nga varfëria në Eurozonë. Edhe në Greqi, prodhimi kombëtar bruto është më i lartë. Në Portugali, shkalla e papunësisë është dyfishuar brenda gjashtë viteve të fundit dhe papunësia te personat që janë nën 25 vjeç ka kapur shkallën 27%. Ata që kanë një punë në pjesën më të madhe, kanë punë me kohë të pjesshme. Një pjesë janë të vetëpunësuar dhe fitojnë shumë pak për shkak të pagimit të taksave të larta që shkojnë deri në 50% të të ardhurave të tyre. Ata nuk marrin përfitime sociale.
Carvahlo thotë se ishte një këngë e Deolindës ajo që i frymëzoi për të organizuar një protestë. Teksti i këngës nxjerr në pah ndjesitë që ka ky brez për jetën. “Unë jam nga ai brez që nuk paguhet për vlerat që ka. Kjo nuk më mërzit. Sa e marrë mund të jem? Gjërat nuk po shkojnë siç duhet dhe ndoshta kështu ka për të qenë përgjithnjë. Ata që mund të kenë një punë sado të vogël mund të jenë të lumtur. Ç’dreq bote është kjo, një botë kur ne shkojmë në shkollë për t’u shndërruar në skllevër”. Ata nuk e kanë imagjinuar kurrë që një numër kaq i madh të rinjsh të shkolluar do të përfundonin në rrugë dhe mbi të gjitha nuk e kanë imagjinuar që pikërisht këta të rinj, një ditë do të ngrihen dhe do t’u dalin kundër, sepse një situatë e tillë nuk është më e tolerueshme për ta. Është tashmë një lëvizje që do të përfshijë edhe shumë vende të tjera përveç Portugalisë që, në fakt, është në një situatë më të keqe në vendet e tjera. Organizuesit e protestave në Spanjë dhe Francë e kanë kontaktuar Carvahlon. Ata donin që të dinin se si mund të bënin bashkë të gjithë anarkistët, aktivistët e djathtë, trockistët apo edhe katolikët, t’i nxirrnin në protestë e ndërkohë të mos arrinin që të thyenin asnjë xham.
Gjatë muajve të fundit, bota është mësuar me pamjet e të rinjve që kanë zënë rrugët dhe sheshet e qyteteve kryesore të Europës. Është një skenë shumë e ngjashme me atë të shesheve të kryeqyteteve të vendeve të Afrikës së Veriut. Janë imazhet e revolucionit arab dhe tani skenat e këtij revolucioni janë duke u përhapur në të gjithë Europën. Por çfarë kanë këto skena të përbashkëta? Vendet arave janë ndër më të varfrat në botë. Pjesa më e madhe popullsive të këtyre vendeve është më e re se 25 vjeç. Në Europë të rinjtë përbëjnë pakicën dhe ku pjesa më e madhe e popullsisë është në moshë të madhe. Në vendet arabe të rinjtë janë duke kërkuar më shumë të drejta dhe demokraci, ndërsa në Europë të rinjtë po protestojnë sepse nuk kanë punë, kryesisht. Në të dyja rastet protestuesit janë të rinj të shkolluar, të cilët e kanë të pamundur që të gjejnë punë. Ata janë forca kryesore e revolucionit. Mjetet e demonstratave janë edhe ato të njëjta me të rinj që janë duke përdorur rrjetet sociale për t’u organizuar, por, që nga ana tjetër, nuk kanë një lidership qendror. Duket sikur rinia e Europës pati nevojë për shembullin e risisë së vendeve arabe për t’u ngritur kundër situatës së vështirë në të cilën ka rënë. Një tendë e madhe është ngritur në “Puerta del Sol”, në sheshin më të famshëm të Spanjës prej shumë javësh. Sheshi është shndërruar në botën e “të indinjuarve” të të rinjve që nuk durojnë më. Protestuesit nisën që ta ndërtojnë këtë tendë më 15 maj, një javë para zgjedhjeve lokale. Rreth 100 të rinj kanë kaluar netët e para në shenjë proteste në këtë tendë por më pas qeveria vendosi që ta quante këtë grumbullim të paligjshëm, por kjo nuk i ndali aspak të rinjtë të cilët përkundrazi erdhën dhe u shtuar në numër. Të dielën e zgjedhjeve 30 mijë të rinj dhe njerëz të tjerë e mbushën sheshin dhe nisën protestën kundër krizës ekonomike, politikanëve të paskrupullt dhe të paaftë dhe korrupsionit. Ata janë duke u përpjekur gjithashtu që të krijojnë një demokraci të drejtpërdrejtë. Qytetarët janë të inkurajuar që të hedhin dhe bëjnë sugjerimet e tyre në disa kuti të mëdha, që janë vënë në dispozicion nëpër të gjithë sheshin. Çdo mbrëmje një komitet i posaçëm mblidhet për të diskutuar në lidhje me idetë e reja politike që janë mbledhur nga kutitë dhe nuk bëhet fjalë për një shesh, por për 125 pika që janë ngritur në të gjithë Madridin. Tashmë të rinjtë kanë për synim që të përdorin mbledhjet e tyre për të përpunuar dhe përcaktuar idetë e tyre dhe kanë vendosur që të takohen në Puerta del Sol një herë në javë. Të rinj apolitikë, të cilët prej një kohe të gjatë, kanë besuar te konformiteti, janë shndërruar në të rinj politikanë brenda natës. Ky ndoshta është edhe rezultati më befasues që është vënë re deri më tani. Dhe është e njëjta gjë edhe në Portugali dhe në Francë, ku protestuesit janë duke kërkuar një pjesëmarrje të drejtpërdrejtë të qytetarëve në fatet e tyre dhe në vendimmarrjet më të rëndësishme. Për këtë janë duke mbledhur edhe firma në mbështetje të ligjeve që do të synojnë përmirësimin e jetës dhe të kushteve të të rinjve.