Published On:23 February, 2013
Posted by Vnb-Snorki
Qendra tregtare ua ndalon hyrjen fëmijëve të zhurmshëm
Fëmijët e zhurmshëm janë ndaluar që të hyjnë në një qendër tregtare të
Sydneyt, vendim ky që sipas një eksperti për çështjet familjare pasqyron
jotolerancën në rritje të shoqërisë australiane.
Qendra tregtare “Dee Why Grand” në pjesën veriore të Sydneyt, që u premton argëtim familjeve të reja, e ka miratuar rregullën e re, pas ankesave rreth fëmijëve që dalin jashtë kontrollit.
Në vërejtjen nga administrata e qendrës shkruan: “Ndal. Prindër, ju lutemi të keni parasysh në qetësinë e klientëve tjerë. Fëmijët që bërtasin nuk do të tolerohen në qendër”.
Menaxherja e qendrës, Brenda Mulcahy, ka thënë se stafi dhe klientët ishin ankuar për fëmijët që “vrapojnë vërdallë” dhe “bërtasin” në sektorin e ushqimeve, që ndodhet afër pjesës së lojërave për fëmijët nën moshën pesëvjeçare.
Ajo ka thënë se fëmijët ishin nganjëherë aq të zhurmshëm, saqë britmat e tyre mund t’i dëgjonte edhe në zyre, që ndodhet shumë larg.
“Njerëzit e meritojnë që në qetësi të pinë çajin e tyre”, i ka thënë Mulcahy gazetës “Manly Daily”.
“Nënat duhet të jenë më të përgjegjshme. Ne kemi pasur aq shumë ankesa”. Ajo ka thënë se një pjesë e stafit i shmangej sektorit të ushqimeve, për shkak se zhurma ishte “e padurueshme”.
Një shenjë në të cilën fëmijëve u kërkohej të mos bërtisnin ishte bënë gjatë dhjetorit, por, pasi ishin bërë ankesa të reja, rregulla më e ashpër u miratua gjatë javës së kaluar.
Eksperti për çështje familjare, dr. Justin Coulson, ka thënë se ky ishte pasqyrim i një shoqërie që po bëhet tejet jotolerante ndaj fëmijëve të vegjël dhe prindërve.
“Secili që ka fëmijë e di se është shumë më siklet të dëgjosh fëmijën tënd duke bërtitur, sesa ta dëgjosh fëmijën e huaj duke bërtitur”, ka thënë ai.
Coulson ka thënë se refuzimi i fëmijëve të vegjël që bëjnë zhurmë është diçka e gabuar.
”Ekziston një mungesë e madhe e përkrahjes për prindërit”, ka thënë ai.
Tomiki Halai, baba i katër fëmijëve, ka thënë se ai kishte parë fëmijë “duke vrapuar pa kontroll” në qendër, por shumica e prindërve nuk e lejonin një gjë të tillë. “Prindërit duhet që t’i kontrollojnë fëmijët e tyre, por në fund të fundit, fëmijët janë fëmijë”.
Ndalimi i fëmijëve të zhurmshëm nga qendrat tregtare është përkrahur nga një numër i madh i lexuesve të gazetave australiane, derisa shumica kanë fajësuar prindërit.
“Më në fund po bëhet diçka për njerëzit që duan të mos i durojnë fëmijët që bërtasin dhe qajnë nëpër vende publike”, ka shkruar Sarah Coldwell në uebfaqen e gazetës “Herald Sun”.
Megjithatë, disa kanë theksuar se mund të mos ketë opsion tjetër për prindërit, duke e fajësuar qendrën tregtare.
“Kam një vajzë 4-vjeçare dhe ndonëse ajo është shumë e qetë, gjithçka ndryshon në supermarkete”, ka komentuar Carla Regan.
“Po të mos i vendosnin shitoret të gjitha sheqerkat në vendet ku mund të shihen prej fëmijëve, atëherë ne do ta kishim më të lehtë”.