Published On:24 February, 2013
Posted by Vnb-Snorki
30 të plagosur nga incidenti në Daitona (Video)
Të paktën 30 persona kanë mbetur të plagosur nga një incident gjatë
garës së djeshme në Daitona, pasi pjesë të një makine përfunduan në
tribuna. Aksidenti ndodhi kur makinat ishin shumë pranë vijës së
finishit të garës, ndërsa makina e Kail Larson fluturoi në ajër dhe u
përplas me gardhin rrethues të pistës.
Pjesë të mëdha të makinës përfunduan në shkallaret e pistës, mes të cilave një rrotë dhe një pjesë e motorit e ndezur flakë. Drejtuesit e pistës amerikane bënë të ditur se 14 spektatorë kishin marrë mjekimet e rastit menjëherë në vend, ndërsa 14 të tjerë ishin dërguar në spital pasi kishin marrë plagë më të rënda nga pjesët metalike të makinës që kishin rënë mbi ta. Gara në fjalë ishte e para e fundjavës, ajo që paraprin atë më të famshëm “Daitona 500”, e cila hap zakonisht sezonin e NASCAR.







