Headlines
Published On:16 April, 2013
Posted by Vnb-Snorki

Del Boske ëndërron një finale Real-Barça

Vicente Del Boske ëndërron një finale të madhe spanjolle mes Real Madrid dhe Barcelonës në Ligën e Kampioneve, për t’i treguar të gjithë botës hegjemoninë e futbollit spanjoll. Trajneri i kombëtares së Spanjës është i bindur se ky do të ishte një tjetër hap shumë i rëndësishëm i futbollit spanjoll, i cili në vitit e fundit ka dominuar çdo aktivitet në kombëtaret, ndërsa tani ka shansin ta bëjë një gjë të tillë edhe me klubet.
“Të gjithë dëshirojmë një finale mes Realit dhe Barçës. Në këto vite të fundit, për më shumë se një dekadë, ka pasur një hegjemoni të ekipeve spanjolle në Evropë, pasi atyre i janë bashkuar skuadra si Vijareal, Deportivo La Korunja apo Sevilja që i kanë ndihmuar në një arritje të tillë”.
“Një finale evropiane mes Real Madrid dhe Barcelonës do të jetë e shkëlqyer edhe për faktin se pjesa më e madhe e lojtarëve janë pjesëtarë të ekipit kombëtar dhe një përballje mes tyre do të jetë një hap më shumë për futbollin spanjoll”, deklaroi trajneri i përfaqësueses.
Del Boske duket se nuk shqetësohet nga fakti se një nga të besuarit e tij, Iker Kasijas, ka humbur vendin në formacionin e Realit dhe duke parë formën e Diego Lopez, vështirë se do ta rifitojë atë.
“Problemin e Kasijas do ta zgjidhim kur të vijë koha e duhur”, tha ai, duke shtyrë për pas sezonit diskutimin nëse kapiteni do të grumbullohet apo jo për Kupën e Konfederatave.

About the Author

Posted by Vnb-Snorki on 6:01 AM. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response

By Vnb-Snorki on 6:01 AM. Filed under . Follow any responses to the RSS 2.0. Leave a response

0 comments for "Del Boske ëndërron një finale Real-Barça "

Leave a reply