Headlines
Published On:27 May, 2011
Posted by Vnb-Snorki

Alketa Vejsiu behet nene per here te dyte

Moderatorja e shkathët Alketa Vejsiu këto ditë i është gëzuar mbërritjes së një anëtari të ri në familjen e saj. Biondina e ekranit ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë, një djalë të shëndetshëm, të pagëzuar me emrin Lionel. Siç është mësuar, Alketa i është drejtuar Italisë për të kryer lindjen e saj të dytë, sikurse ka vepruar edhe me vajzën Nicole, që tanimë është 5 vjeçe. Lajmi për shtatzëninë e Alketës është bërë publik shumë herët, ndërkohë që edhe prezantuesja e “Dancing with the stars Albania”, në ndryshim nga shumë personazhe të tjerë “VIP”, ka qenë shumë e hapur me mediat. Pikërisht për shkak të këtij gëzimi në jetën dhe familjen e Alketës, asaj iu desh të hiqte dorë nga sezoni i dytë i spektaklit “Dancing with the stars”, që këtë herë regjisorja Vera Grabocka ia besoi çiftit Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi. Me siguri, sapo të rimarrë veten dhe bebi Lionel të jetë rritur pak, 27-vjeçarja Alketa do të shfaqet sërish në ekran, ndoshta sezonin e ardhshëm të DWS. Ajo ka provuar të prezantojë edhe shtatzënë në spektaklin “Euro Video Grand Prix”, ndërsa priste të sillte në jetë vajzën e saj, Nicole. Ndërkohë, një tjetër emër që pritet të sjellë në jetë foshnjën e saj të parë, nga dita në ditë, është moderatorja simpatike Xhemi Shehu, e cila pret gjithashtu një djalë. Në javët paraardhëse ju kemi shkruar se të tjerë emra VIP presin të bëhen nëna, si Aurela Gaçe, Poni apo Soni Malaj, ndërsa janë bërë sakaq me fëmijë Ledina Çelo dhe Elsa Lila.

About the Author

Posted by Vnb-Snorki on 7:35 AM. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response

By Vnb-Snorki on 7:35 AM. Filed under . Follow any responses to the RSS 2.0. Leave a response

0 comments for "Alketa Vejsiu behet nene per here te dyte"

Leave a reply