Published On:21 February, 2013
Posted by Vnb-Snorki
SHBA zbulon strategjinë e cila e lufton krimin kibernetik
Shtëpia e Bardhë sot ka prezantuar një strategji të re për të
ushtruar presion mbi Kinën dhe vendet e tjera që përfshihen në spiunazh
korporativ kundër SHBA-ve, raporton WSJ.
Ky është një tentim i administratës së Presidentit Obama për të iu kundërvyer sulmeve nga hakerët dhe spiunazhit komercial.
Ky është një tentim i administratës së Presidentit Obama për të iu kundërvyer sulmeve nga hakerët dhe spiunazhit komercial.
Strategjia e publikuar të mërkurën që ishte objekt i një
takimi në Shtëpinë e Bardhë, shqyrton mundësinë e rritjes së kufizimeve
tregtare amerikane mbi produktet dhe shërbimet që rrjedhin nga sekretet e
vjedhura tregtare.
Zyrtarët amerikan gjithashtu paraqitën një seri të
veprimeve diplomatike me të cilat ata do të përforcojnë angazhimin e
administratës për uljen e vjedhjeve të tilla të bëra përmes sulmeve
kibernetike.
Strategjia e re vjen menjëherë pas zbulimeve të spiunazhit
kibernetik që vinte nga Kina, të cilin kjo e fundit e ka mohuar, duke e
quajtur si të pabazë. 







