Published On:21 February, 2013
Posted by Vnb-Snorki
Shalke, një barazim i artë në Stamboll
Gallatasaraj dhe Shalke kanë barazuar 1-1 në Stamboll, në takimin tjetër të të tetave të finales që u luajt mbrëmë.
Në një ndeshje me ritëm të ulët, sidomos në pjesën e dytë, gjermanët kanë marrë një barazim të artë, që u jep atyre më shumë shpresë për ndeshjen e kthimit në "Auf Schalke Arena".
Pas një rasti të pastër të Xhons në fillimin e takimit, turqit kaluan të parët në avantazh në minutën e 12-të, kur Burak Jilmaz, pas një finteje të bukur, mposhti me të djathtën Timo Hildebrand.
Për talentin turk, ishte goli i shtatë në shtatë ndeshje të Champions League. Pas avantazhit, skuadra vendase u bazua më shumë te kundërsulmi, por lojtarët e Shalkes nuk u trembën aspak nga një stadium i gjithi kundër. Në minutën e 15-të, Huntelar gabon një rast të pabesueshëm, duke mos devijuar... 1 cm larg portës. Gjithsesi, në fundin e pjesës së parë, pas një topi të humbur nga Nounkeu, Farfan pason për Xhons, që barazon. Në pjesën e dytë pak raste për dy skuadrat dhe gjithçka përfundoi 1-1.