Published On:21 February, 2013
Posted by Vnb-Snorki
Muntari i ngazëllyer me golin
Sulley Muntari është i ngazëllyer që është shkruar në listën e shënuesve në fitoren 2-0 të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës.Rossonerët lejuan Barcelonën ta mbajë topin, por u siguruan që ajo rrallë të arrijë në zonën para golit dhe arritën të shënojnë në portën kundërshtare dy herë, me anë të Kevin-Prince Boateng dhe Muntarit.
“Ne luajtëm si ekip, ne e dëgjuam trajnerin, ai bëri një detyrë fantastike me mënyrën se si na nxori në fushë”.
“Ne ishim shumë të disiplinuar dhe arritëm të mbyllim çdo kënd, ashtu që ata të mos mund të depërtojnë. Nëse ju luani pa përqendrim kundër tyre, ata ju dëmtojnë dhe ata ju bëjnë të vuani”.
“Ishte goli më i rëndësishëm në karrierën time. Është një avantazh i mirë, por Camp Nou nuk është i lehtë. Ju duhet të keni avantazh 5-0, por sërish nuk është e sigurt pasi Barcelona ka lojtarë të mahnitshëm”, ka thënë Muntari.







