Headlines
Published On:21 February, 2013
Posted by Vnb-Snorki

Milan: Historia jemi ne

Milani është shumë pranë kualifikimit në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve, pasi e ka mposhtur Barcelonën në San Siro me rezultat 2-0.
San Siro i stërmbushur nga 85 mijë tifozë të flaktë, me një koreografi qysh në filliim trembi Barcelonën, që në këtë takim u paraqit me formacionin më të fortë, teksa te Milani mungoi Balotelli, por mungesa e tij nuk u vërejt aspak.
Pjesa e parë ishte e baraspeshuar. Barcelona nuk kishte asnjë rast, posdim mjaft dominant, mirëpo Milani tregoi mbrojtje të fortë. Mexes nuk e la Messin të merrte frymë, teksa pjesa e parë ishte pa gol.
Në pjesën e dytë, ndryshuan gjërat. Fillimi ishte i njëjtë, me pak dallim për skuadrat. Barcelona dominoi në posedim, por Milani gëzoi tifozët.
Pas një gjuajtje të lirë në minutën e 57-të dhe një prekje të dyshimtë të pa qëllimtë me dorë nga Cristian Zapata, ishte Kevin Prince Boateng që me një goditje fantastike e mposhti për 1-0 portierin Victor Valdes. Gëzim i madh për tifozët Rossoner, Messi i heshtur.
Messi vazhdoi të jetë i heshtur, falë markimit fantastik të organizuar nga mjeshtri Massimiliano Allegri, i cili inkuadroi edhe M’baye Niang, që i dha edhe më shumë energji sulmit Rossoner.
Pas një aksioni mjaft mirë të organizuar, Stephan El Shaaraëy la pa fjalë Piquen, duke pasuar te Muntari, i cili në mënyrë maestrale me një volej goditje e përshëndeti Valdesin dhe gjithë hierarkinë e Barcelonës bashk me tifozët për 2-0 (81’).
Katalanasit nuk iu besonin syve, por për Rossonerët kjo kishte pak rëndësi, pasi San Siro ishte në zjarr nga festa e tyre.
Deri në fund Barcelona tentoi të kthehej, por mbrojtja e Milanit ishte shembull për gjithë botën, se si duhet të ndalet ky ekip. Ndeshja mbaroi me rezultat 2-0.
Milani në këtë sfidë shënoi golin e 400-të në garat evropiane, teksa për Barcelonën ishte vetëm humbja e tretë këtë sezon në të gjitha garat.
Me këtë rezutlat Milani është një hap pranë cerekfinales, pasi Barcelonës në Camp Nou pas dy javësh do t’i duhet një fitore prej 2-0 për të siguruar vazhdimet dhe fitore 3-0 për t’u kualifikuar pa vazhdime.

About the Author

Posted by Vnb-Snorki on 1:13 AM. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response

By Vnb-Snorki on 1:13 AM. Filed under . Follow any responses to the RSS 2.0. Leave a response

0 comments for "Milan: Historia jemi ne "

Leave a reply