Published On:24 February, 2013
Posted by Vnb-Snorki
Karanka sërish shigjeta ndaj arbitrit
Pas kartonit të kuq të Sergio Ramos një javë më parë, sërish Real
Madridi e pa veten me një futbollist më pak teksa Di Maria u ndëshkua në
fushën e Deportivos. Këto penalizime nuk i pëlqejnë aspak Aitor Karanka
i cili foli në vend të Mourinhos pas sfidës me Deportivon.
“Nuk kam ç’të them për Di Marian, fola me të dhe nuk jam shumë i informuar për atë që ndodhi por besoj se do të jetë lajmi i ditës kur Reali ta mbyllë një ndeshje të kampionatit me 11 lojtarë”.
Karanka tha se nuk ishin zëvendësimet ato që bënë të mundur përmbysjen e rezultatit në “Riazor” por intepretimi ndryshe dhe karakteri i skuadrës. Ai tha se pjesa e dytë ishte shumë e mirë për skuadrën ndërsa për Kaka shprehu elozhe por nuk siguroi se braziliani do të luajë në “Camp Nou” në mesjavë përballë Barcelonës.