Published On:24 February, 2013
Posted by Vnb-Snorki
Inter-Milan, “San Siro” pret betejën e gjigandëve
Interi e Milani zhvillojnë sot në mbrëmje një nga derbet më të
rëndësishëm të Evropës, në përballjen që do të zhvillohet në orën 20.45
në “San Siro”. Në Milano, kjo ndeshje ndjehet prej ditësh edhe pse
fitorja e kuqezinjve ndaj Barcelonës, ka bërë që euforia të jetë në një
tjetër drejtim. Tashmë te Milani presin që të vazhdojë rruga e nisur të
mërkurën në mbrëmje, kur katalanasit dolën kokulur përballë një skuadre
që para startit nuk kishte thuajse asnjë shans në letër. “Derbi është
një provë reale për skuadrën tonë, - deklaroi trajneri i Milanit
Masimiliano Alegri. – Edhe dy vjet më parë niseshim si të humbur, por
pastaj fituam 3-0. Këto ndeshjet varen totalisht nga episodet, ashtu siç
ndodhi në derbin e parë, kur Interi na mundi. Barcelona? Është një
ndeshje komplet ndryshe si në nivelin teknik, ashtu edhe në atë taktik.
Duhet të jemi të zotët ta intepretojmë”, shtoi Alegri. Në lidhje me
formacionin, ai pranoi se mund të ketë disa ndryshime, duke qenë se
është rikuperuar Noçerino. Për Alegrin, problemi më i madh do të jetë
gjetja e përqendrimit pas asaj superndeshjeje të luajtur të mërkurën.
“Jam i kënaqur për mënyrën sesi po e pret ambienti milanist këtë derbi, -
deklaroi Alegri. – Tani, përveç Champions League, duhet të bëjmë diçka
të rëndësishme edhe në kampionat. Derbi është shumë i rëndësishëm, pasi
na duhet ta mbajmë Interin pas, por përballë do të gjejmë një skuadër që
dëshiron të riniset”, shtoi ai. Një tjetër çështjeje në kampin e
Milanit, është rikthimi i Mario Balotelit si “ish”. “Baloteli nuk duhet
të bjerë pre e provokimeve. Për të është një provë pjekurie, duhet të
mendojë vetëm të luajë dhe të quajë qetësinë. Pastaj, nuk është se erdhi
direkt nga Interi, por nga Siti”, u shpreh Alegri. STRAMAÇONI
Në prag të derbit të sotëm, trajnerit të Interit Andrea Stramaçoni i duhet të gjejë një mënyrë për të nxjerrë skuadrën e tij nga kriza e rezultateve në kampionat. Disfata 4-1 e pësuar javën e shkuar në Firence u duk se solli një krisje të raporteve mes teknikut zikaltër dhe presidentit të klubit Morati, i cili ia faturoi një pjesë të dështimit pikërisht atij që është ulur në pankinë. Por, duket se polemikat do të shtohen në rast se Interi nuk do të fitojë sot, pasi Stramaçoni ka bërë ndryshime të mëdha në ekip. “Për të fituar derbin duhet të bësh edhe ndonjë përjashtim të rëndësishëm, - deklaroi Stramaçoni. – Kjo do të thotë se Kasano nuk do të luajë. Milani? Vjen nga një moment i mirë”, tha më tej ai. Stramaçoni u beson “senatorëve” të skuadrës për këtë ndeshje. “Është shumë e rëndësishme që në sfida të tilla të kesh në fushë lojtarë me eksperiencë, - tha ai. – Ne kemi më shumë lojtarë të tillë se Milani”, deklaroi Stramaçoni.