Published On:21 February, 2013
Posted by Vnb-Snorki
Iniesta pranon: Ishim të dobët
Andres Iniesta thotë se Barcelona bëri një paraqitje të dobët në ndeshjen e mbrëmshme të Ligës së Kampionëve ndaj Milanit. “Neve na mungoi freskia në aspekt të ideve. Ata ishim mirë të pozicionuar në fushë. Do të ketë edhe një ndeshje të kthimit dhe ne besojmë se mund të rikthehemi nga kjo”.
“Do të jetë një tregim tjetër në stadiumin tonë. Nga minuta e parë në Camp Nou ne do ta kërkojmë fitoren”, ka thënë Iniesta.







