Published On:24 February, 2013
Posted by Vnb-Snorki
Gostivar, burgim përjetë policit maqedonas që vrau dy shqiptarë
Rasti i policit maqedonas Joakim Trifunovski
është rasti i parë që një maqedonas të dënohet me burg të përjetshëm,
vepër e kryer ndaj dy shqiptarëve të vrarë nga Gostivari, Besnik Shehapi
dhe Imran Memeti.
Evidente deri më tani ishte që për vepra të këtilla të ndëshkohen vetëm shqiptarë, një gjë e njohur mirë për opinionin.
Evidente deri më tani ishte që për vepra të këtilla të ndëshkohen vetëm shqiptarë, një gjë e njohur mirë për opinionin.
Drejtësia
me këtë rast doli në shesh dhe gjyqësia tregoi se ata në vete janë të
pavarura. Edhe avokati Vullnet Paçuku është shprehur i kënaqur nga
vendimi i Gjykatës themelore në Gostivar ku polici Josifivski është
dënuar me burg të përjetshëm për vrasjen e dy të rinjve shqiptarë nga ky
qytet.
”Konsideroj se është një vendim i
drejtë ku janë marrë parasysh të gjitha faktet nga të cilat konstatohet
se vrasja e të rinjve nga Gostivari është bërë me paramendim nga ana e
policit. Drejtësia kësaj radhe doli në shesh dhe organet e gjyqësisë
treguan se janë të pavarura dhe veprojnë në bazë të fakteve dhe
argumenteve”, theksoi avokati Vullnet Paçuku.
Gostivar
– Gjykata themelore e Gostivarit shpalli fajtor Trifunovskin me akuzën
“vrasje me paramendim” dhe “rrezik i përgjitshëm”, dy vepra të ngritura
kundër tij.
Mitko Sollakov, avokat i të pandehurit ishte ankuar se dënimi i
shqiptuar është i madh dhe ka paralajmëruar ankesë. “Nuk janë marrë
parasysh më shumë argumentet. Konsideroj se në këtë rast bëhet fjalë për
mbrojtje të domosdoshme, ndërsa jo vepër për të cilën gjykata e ngarkon
atë”, ka qenë prononcimi i avokatit Sollakov.
Vrasja e dyfishtë ndodhi më 28 shkurt në Gostivar, kur Trifunovski i
cili nuk ka qenë në detyrë, me revolen zyrtare ekzekutoi për vdekje
Besnik Shehapin dhe Imran Memetin. Sherri banal për parkimin e makinës,
ka qenë motivi që polici të qëllojë për vdekje me armën zyrtare dy të
rinjtë shqiptarë, ndërsa ngjarja asokohe shkaktoi hidhërim dhe protesta
të banorëve shqiptarë të Gostivarit.







