Profesor Ferdinand Milone (lindur në Napoli më 1896 dhe vdekur më 1987
në Romë), ka qenë një gjeograf i shquar, pedagog në Universitetin e
Napolit dhe të Romës, anëtar i Akademisë Kombëtare të Lincei, autor i
librave të shumtë, të një rëndësie të madhe për studimin e gjeografisë
ekonomike.
Ai ka publikuar në numrin e marsit të vitit 1942, në
revistën e klubit të turit italian “Rrugët e Italisë”, një ese tejet të
rëndësishme me titull “Shqiptarët dhe Shqipërinë”. E mendoj si të
dobishme botimin e një përmbledhje të esesë, meqenëse nuk është në
dispozicion as të bibliotekave italiane e as të atyre shqiptare.
Autori
pohon që në fillim të esesë se “në Ballkan, ku ka shumë vende e popuj,
jo gjithmonë forma fizike të lejon të bësh dallimin mes një rajoni e një
tjetri apo një kombësie e një tjetre. Territoret transite nga njëri
popull në tjetrin, të banuara nga popullsi të përziera për shekuj me
radhë gjatë historisë së përbashkët, duhet domosdoshmërisht dhe më shumë
se një herë, të caktohen në këtë apo atë shtet politik.
Me pak
më shumë vullnet të mirë, ndershmëri dhe studim objektiv të fakteve, do
të jetë e mundur, megjithatë, edhe në këtë rajon të madh natyror dhe
njerëzor, por edhe të komplikuar, për të arritur një marrëveshje të
drejtë dhe të qëndrueshme”. Kështu, Ferdinand Milone fillon të marrë në
konsideratë shtetin e ri shqiptar.Para së gjithash, – pyet, – a ekziston
një kombësi shqiptare? Një shqiptar autentik, ministri Ernest Koliqi,
novelist, poet dhe ministër i Arsimit në Shqipëri nga 1939 deri në 1942
në një udhëzues që hap guidën e bukur të Shqipërisë, botuar nga Shoqëria
Turistike Italiane në vitin 1940, bën dy deklarata të rëndësishme:
“Ngjarjet
e ndryshme historike, nëpër të cilat kaloi raca shqiptare, i kanë dhënë
asaj një karakter të veçantë, të larmishëm dhe të pazakontë, që e bëjnë
të duket si një mozaik i vërtetë besimesh fetare, zakonesh dhe
kostumesh të ndryshme”. Ai shton më tej: “Nëse ti i pyet njerëzit rreth e
qark në qytet apo në mal, në veri apo në jug ‘kush jeni ju’, do të
dëgjoni përgjigjen më të ashpër dhe më krenare ‘Jam shqiptar’”.
Ka
të drejtë Koliqi, – pohon Milone: Sa më shumë ndalojmë nëpër Shqipëri,
sa më shumë e studiojmë dhe mësojmë mbi këtë tokë dhe këtë popull kaq
interesant, kaq të mirë dhe besnik, aq më shumë shohim se sa të ndryshëm
janë njerëzit në këtë rajon. Është e admirueshme që pavarësisht nga
sundimi turk, nuk është shuar ndjenja kombëtare në këtë popull barinjsh e
druvarësh, të cilët në shekujt e gjatë të sundimit të huaj, nuk kanë
një histori që nuk ka të bëjë me rebelimet e kryengritjet e guximshme
apo shtypjen e përgjakshme.
Flaka e ndjenjave kombëtare ka mbetur
gjallë në këtë popull aq sa, në vitin 1878, pas Kongresit të Berlinit, u
krijua Lidhja Qendrore për mbrojtjen e kombësisë shqiptare, me
kryeqendër Ohrin. Lidhja bëri thirrje për autonomi të shtetit shqiptar,
në mënyrë që vendi të mbrohej nga copëtimi i territorit mes Serbisë,
Malit të Zi dhe Greqisë.
”Milone kujton në artikullin e tij, se
Italia edhe gjatë shekujve të mëparshëm e ka njohur shtetësinë
shqiptare, duke i ofruar ndihmë Skënderbeut në luftën e tij të vërtetë
epike dhe duke mirëpritur refugjatët shqiptarë në vendin tonë, ku ata
jetonin lirisht, duke ruajtur fenë e tyre, gjuhën e tyre dhe kostumet e
tyre, e kanë qenë të lidhur me shtëpinë “birësuese” jo më pak se me atë
amtare.
Në vitin 1911, kur shqiptarët ishin në kryengritje, u
formua në Romë një Komitet Parlamentar për Shqipërinë, që mblodhi 60
deputetë nga të gjitha ngjyrat politike; u organizua një ushtri që
kishte një kauzë të përbashkët, që do të mblidhte edhe veshje dhe të
holla në favor të kryengritësve. Ishte Italia ajo që së bashku me
Austrinë, iu bëri jehonë të drejtave të shqiptarëve në Konferencën e
Ambasadorëve të mbajtur në Londër në vitin e ardhshëm, kur edhe triumfoi
kauza e tyre e drejtë.
Gjuha, kombi, feja “Kush është para syve
tanë,- shkruan Milone, ndërsa vë në dukje se më shumë se çdo gjë tjetër
ata (shqiptarët) dallohen nga gjuha që flasin. Ruajtja e gjuhës me
besnikëri, është e shkëlqyeshme, pavarësisht nga arsyet e forta dhe të
shumta që luftonin kundër ekzistencës së saj. Ruajtja e gjuhës e ka
penguar ‘humbjen’ e njerëzve, duke i dalluar ata mes popujve të tjerë.
Është shqipja, një tjetër element i fuqishëm e konservator i kombësisë,
madje edhe atëherë kur kombet, politikisht me konsideratë, e kanë humbur
kombësinë dhe pavarësinë e tyre.
Gjuhëtarët nuk janë të gjithë
dakord sa i takon origjinës e autonomisë së gjuhës shqipe. Sipas
shumicës së tyre shqipja vjen nga ilirishtja antike; ndërsa të tjerë
mendojnë se është vazhdimësi gjurmësh të tjera e jo të ilirishtes.
Sigurisht që është një gjuhë që ka ndikim të menjëhershëm nga jashtë e
mes këtyre ka një ndikim të madh nga latinishtja. Nuk mungojnë fjalët që
rrjedhin nga greqishtja e lashtë, por më të shpeshta janë fjalët që
rrjedhin nga greqishtja mesjetare. Janë të dukshme megjithatë edhe
ndikimet sllave e turke, ndërkohë që ndikimi nuk është i papërfillshëm
as nga gjuhët e tjera të Ballkanit. Kështu përfundon Milone:
“Gjuha
shqipe, edhe pse kaq e modifikuar, e ruan forcën e saj dhe punon sot
për detyrat kombëtare”. Populli shqiptar është i ndarë në fe të
ndryshme. Subjekt i ndikimeve të Romës dhe Bizantit, e dominuar për më
shumë se katër shekuj nga pushtuesit myslimanë, kjo popullsi ka në
mënyrë të dallueshme tri fe të mëdha: katolike, ortodokse dhe myslimane.
Por kjo treshe besimi nuk e ka dëmtuar unitetin e popullit. Shumica
myslimane jeton në tolerancë të plotë me ortodoksët dhe katolikët. Është
e dukshme që për të kuptuar se kush është në të vërtetë populli
shqiptar, elementi më domethënës i dallimit është ai gjuhësor.
Ajo
është besnikëria e një populli për gjuhën e vet, një popull që për
shumë vite u dominua nga të huajt dhe është padyshim dokumenti më i mirë
i karakterit kombëtar. Nuk do të jetë e vështirë, që sapo të njihet
kombi shqiptar, nga elementi gjuhësor të hiqen kufijtë që duhet të ketë
shteti shqiptar. Për fat të keq, – thotë autori, – nuk është e lehtë për
të kuptuar se sa veta flasin ende gjuhën shqipe në rajonin e Ballkanit.
Pushteti osman kënaqej duke dhënë vlerësime e duke bërë dallime, më
shumë mbi besimin, se sa mbi gjuhën.
Numri i popullsisëNjë
publikim zyrtar i qeverisë angleze, që u publikua në vitin 1922, e
nxori numrin e shqiptarëve rreth 1 milionë e gjysëm deri në 2 milionë
banorë. Por, nga popullsia shqiptare, vetëm gjysma e saj, apo dhe
ndoshta më pak, ka jetuar brenda kufijve të Mbretërisë së Shqipërisë.
Gjysma tjetër dhe që nuk ishte e papërfillshme jetonte jashtë kufijve,
në Jugosllavi dhe në Greqi.
Statistikat zyrtare jugosllave e ulin
numrin e popullsisë shqiptare deri në 442.000 brenda kufijve të vet.
Sipas burimeve zyrtare jugosllave, minoriteti shqiptar në shtetin e tyre
na qenkërka sa gjysma e popullsisë shqiptare të Mbretërisë Shqiptare.
Në të vërtetë, shqiptarët ishin të paktën dyfishi i asaj shifre që u dha
prej tyre, dhe kjo ishte të paktën tre të katërtat e popullsisë së
mbetur në Mbretërinë e Shqipërisë.
Hartat“Në
vitin 1919, – shkruan Milone, – u publikua një hartë etnografike për
Gadishullin Ballkanik. Në Mal të Zi, rajoni i Tivarit dhe kufiri i
vjetër banohet nga popullsi shqiptare që është ende kompakte dhe
rrethohej nga liqeni i Shkodrës. Nga shqiptarët, në një masë kompakte
janë të banuara edhe pellgjet e larta të Limit, Ibrit dhe Drinit të
Bardhë, ku shqiptarët janë shtyrë deri në malet e Krushevicës, duke
arritur deri në kufirin e vjetër në mes të Malit të Zi dhe Serbisë.
Shqipëria,
– sipas Kettler, – duhet të ketë qenë shtrirë pothuajse gjatë gjithë
Liqenit të Shkodrës dhe në rajonet e Hotit, të Alpeve dhe në rrethet
veriore shqiptare të Ipekut dhe Gjakovës, bashkë me Methohinë pjellore,
deri në malet e Krushevicës.
Në Serbi, përtej kufirit të saj të
lashtë me Malin e Zi, shqiptarët kanë formuar një ishull të madh, që
shtrihet me degët e veta edhe përreth Novi Pazarit, në pellgun e lartë
të Ibrit, e deri në jug pranë Goljakut e Kopanikut. Ata janë të gjithë
shqiptarë etnikë, me shumicë dërrmuese që vetëm përtej këtyre maleve
përzihen me serbët dhe bullgarët. Ishuj të tjerë serbësh ndërpriten,
megjithatë, vazhdimësia e popullatës shqiptare është kështu: menjëherë
në lindje të Ipekut, dhe në veri të Prishtinës e në jug të Prizrenit.
Por
edhe në këto zona popullsia është në shumicë dërrmuese shqiptare,
ndërsa e gjithë Kosova është e banuar pa dyshim nga shqiptarët, të cilët
në kultivimin e tokave fushore të këtij rajoni tregojnë kapacitetet e
tyre të mëdha për punë dhe aftësinë e tyre të shquar për përparim. Në
mes të Prizrenit dhe të Vranjës, ka një përzierje popullsie me
bullgarët, të cilët zënë disa pjesë të luginave të lumenjve të mëdhenj.
Rajoni malor në të djathtë të Vardarit të lartë është i banuar nga
shqiptarët, të cilët, në fakt pak më në jug, kanë formuar disa ishuj të
vegjël pranë Krushevit, Manastirit dhe Follorinës, një qytet që gjendet
brenda kufijve të vjetër grekë.
Por, brenda kufijve të vjetër të
Greqisë, shqiptarët përbëjnë një oaz më të madh se ai i Follorinës.
Milone pohon nëse ka mbajtur shënim indikacionet e dhëna mbi shqiptarët
që gjendeshin brenda dhe jashtë kufirit shqiptar, kudo në zonat e
banuara nga shqiptarët etnikë jashtë kufijve (1940) të Mbretërisë së
Shqipërisë. Për disa pohime ai ka pasur parasysh dijetarë të gjuhës, si
gjermanin Kettler, i cili pajtohet me disa autorë të tjerë si Lejan,
dijetarin rus Mirkovitch, sllaven Bradaska, Charles H. Kiepert dhe Sax),
të gjithë dijetarë e studiues të gjysmës së dytë të ’800-ës.
Në
dritën e këtyre burimeve autoritare, Ferdinand Milone shqyrton
pretendimet shqiptare në Konferencën e Paqes. Çelësi për pretendimet
shqiptare ishte memoriali i Turhan Pashës, që kërkonte kthimin
Shqipërisë, të territoreve të inkorporuara në Mal të Zi dhe në Serbi, si
edhe ato të inkorporuara në Greqi, si rezultat i Konferencës së Londrës
të 1913-ës.
Kufiri etnik
Në thelb kërkohej e pretendohej
kufiri etnografik i Shqipërisë, në të cilin si pjesë e Shqipërisë janë
Tuzi, Hoti, Gruda, Podgorica, Ipeku, pjesa lindore e Mitrovicës, rrethet
e Prishtinës, të Gjilanit, të Ferizajt, të Kaçanikut… një pjesë e
Qarkut të Uskubit, rrethi i Kalkandeles, Gostivari, Kërçova, Dibra, duke
arritur deri në malin që quhet Mal ‘ i Thatë, në mes të Liqeneve të
Ohrit dhe Prespës. Duke u nisur nga kjo pikë, kufiri ndjek gjurmët e
vitit 1913 deri në kreshtën e Monte Gramos dhe vazhdon drejt jugut, për
të përfunduar deri në afërsi të Prevezës.
Të gjitha territoret e
vendosura në perëndim të këtij kufiri janë toka etnike e historike
shqiptare”. “Në limitet e këtyre territoreve të përmendura,- vazhdon
memoriali i Turhan Pashës,- jetojnë rreth dy milionë e gjysmë shqiptarë,
prej të cilëve gati një milionë jetojnë brenda kufijve të caktuar në
Shqipëri nga ana e Konferencës së Londrës të vitit 1913 dhe një milion e
gjysmë që e njëjta konferencë ia dha Malit të Zi, Serbisë, Greqisë”.
Sigurisht që pas gjithë këtij “ushtrimi” historik, profesor Milone
raporton në përfundimet e tij se: “Sigurisht, populli shqiptar ka tas