Headlines
Published On:14 June, 2011
Posted by Vnb-Snorki

Windows Phone 7 më interesant se iOS

Me 32 për qind Windows Phone 7 prin në listë, ndërsa pasohet nga Android me 35 për qind, kurse iOS i Apple ka rënë në pozitën e tretë me 27 për qind sa i përket interesimit të zhvilluesve të aplikacioneve mobile. Gjithnjë e më shumë zhvillues kanë ndërmend të investojnë në platformën e Microsoftit sepse Microsofti definitivisht ofron veglat më të mira për zhvillim dhe .NET framework kulmore në kombinim me Slverlight dhe XNA frameworkun për lojëra. Në hulumtim janë përfshirë 850 zhvillues nga mbarë bota të cilët planifikojnë apo tashmë publikojnë aplikacione për pajisje mobile.
Veglat tejet kualitative për zhvillim, platforma e begatshme dhe komuniteti bashkë me sistemin shumë të mirë mobil, janë karrem i shkëlqyeshëm për zhvilluesit dhe një prej çelësave apo atuve të Microsoftit në luftën për dominim në treg. Bashkëpunimi me Nokian vetëm sa do të përforcojë pozitën e Microsoftit dhe do t’ia lehtësojë luftën me konkurrentin kryesor, Apple. Përkundër asaj që vetëm Apple ka në paket zhvillimin e kontrolluar rreptë të harduerit dhe softuerit, Androidi është kundërshtar i rrezikshëm si i vetmi që është përqafuar mirë në të gjitha kontinentet, ndërsa përkrahja për iOS ngec dukshëm në Azi. Përveç përhapjes, Androidi si platformë nuk ka kufizime të cilat i sforcon Apple dhe me këtë është edhe më atraktiv.
Startimi kohë më parë i shërbimit iCloud megjithatë ka fuqizuar pozitën e Apple duke shtuar gjasat që shfrytëzuesit do të blejnë më shumë pajisje të ndryshme të Apple për shkak të integrimit të mirë të shërbimeve. Android po shënon fragmentarizim gjithnjë e më të madh, Apple shitje gjithnjë e më të madhe që tejkalon të gjitha parashikimet. Edhe pse interesimi i zhvilluesve shkon më shumë në favor të Microsoftit, WP7 akoma nuk ka depërtim të kënaqshëm në treg, gjë që do të duhej të ndryshojë me futjen e Nokias si lojtar i madh.

About the Author

Posted by Vnb-Snorki on 5:30 AM. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response

By Vnb-Snorki on 5:30 AM. Filed under . Follow any responses to the RSS 2.0. Leave a response

0 comments for "Windows Phone 7 më interesant se iOS"

Leave a reply