Published On:12 June, 2011
Posted by Vnb-Snorki
Versioni i ri i ZoneAlarmit sjell avancime të mëdha
Kompania izraelite e cila merret me zhvillimin e softuerit për siguri, Check Point, ka plasuar versionin e ri të paketit të vet për siguri, të quajtur ZoneAlarm Extreme Security 2012. Natyrisht, me të vjen edhe versioni i ri i ZoneAlarm firewallit gratis nga kjo kompani.
Pas popullaritetit të madh në kohën e mbretërimit të Windows XP-së, firewalli ZoneAlarm pas paraqitjes së Windows 7 për shkak të kompatibilitetit të keq me këtë sistem operativ si dhe supportit arrogant ka humbur shumë shfrytëzues dhe mjaft reputacion. Versioni më i ri, sipas autorëve, sjell punë më të shpejtë dhe më të qetë, dhe kompatibilitet të plotë me Windows 7 dhe Vista. Interfejsi i programit po ashtu është avancuar, dhe tani duket diç më profesional dhe më i kontrollueshëm se deri tani.
Versionin më të ri të firewallit pa pagesë ZoneAlarm, si dhe versionet provuese të paketit më të madh komercial të firewallit, antiphishing dhe antivirus, mund të merren nga sajti zyrtar në adresën http://www.zonealarm.com/security/en-us/anti-virus-spyware-free-download.htm