Headlines
Published On:13 June, 2011
Posted by Vnb-Snorki

Si mund të dobësohemi pa dieta

Po pra, si mund te dobesohemi pa dieta? Sa here deshirojme te humbim peshe gjithmone mendojme ne dieta, e kesaj radhe do te flasim si te dobesohemi pa dieta, dhe kjo duket se eshte e mundur me ane te melatonines.
Melatonia eshte hormon i fuqishem natyral qe njihet per asocimin e saj me ritmet kardiake qe promovojne cikel te shendetshem te gjumit. Tash, hulumtuesit nga universiteti Granada raportojne ne Journal of Pineal Research qe kane zbuluar se melatonina ka edhe nje dobi tjeter te mire.
Sipas zbulimeve te tyre melatonina ndihmon ne kontrollimin e shtimit jo natyral te peshes pa e zvogeluar sasine e te ushqyerit. Ky hormon ka treguar se permireson profilet e lipideve te gjakut, ule trigliceridet dhe oksidon LDL kolesterinen e gjithashtu shton HDL kolesterinen e shendetshme. Melatonina e cila gjendet ne menyre te natyrshme ne disa fruta, sasi te vogla te saj kane treguar qe ofrojne nje mori dobi shendetesore si gjume te thelle i cili eshte kritik ne funksionet sistemike riparuese ne trup. E mesuat si mund te dobesohemi pa dieta… vazhdo lexo tutje.
-Hormoni i Gjumit Tregon Qe Parandalon Mosfunksionimin e Lipideve si dhe Semundjet e Zemres
Melatonina eshte hormon natyral qe normalisht lirohet nga gjendra pineale gjate nates per te inkurajuar gjumin. Nivelet qarkulluese zvogelohen gjate oreve te hershme te mengjesit ne menyre qe te zgjohemi. Rendesia e 7 deri 9 oreve gjume te pushueshem eshte e pazevendesueshme ne riparimin qelizor dhe funksioneve mirembajtese qe promovojne shendet gjallerues. Hulumtimet e fundit demonstrojne se melatonina ushtron kontroll ndaj funksioneve metabolike qe percaktojne akumulimin e yndyres (dhjamit), trashjes dhe lipideve qe ndihmojne ne parandalimin e semundjeve kardiovaskulare.
Hulumtuesit kane ndare subjektet testuese ne tri grupe dhe njerit grup i eshte dhene melatonin. Ata kane zbuluar se grupi te cilit i eshte dhene suplement me melatonin dukshem kishte reduktuar peshen e trupit pa ndryshim ne konsumin e kalorive ne krahasim me ata te cilet i perkisnin grupit qe nuk merrnin suplement melatonin. Perveç tjerash, ata gjithashtu kane pare se melatonina ndihmonte ne uljen e shtypjes sistolike te gjakut dhe ofronte permiresim te dukshem ndaj dislipidemis (mosfunksonimit te lipideve) dhe hipertrigliceridemis. Permiresimet e raportve gjak/lipide dhe ulja e triglicerideve qarkulluese jane kritike ne zvogelomin e rrezikut te pergjithshem te semundjes se zemres.
-Melatonina gjendet ne menyre te natyrshme ne disa Fruta dhe eshte me e dobishme per te rinjte
Melatonina gjendet ne disa peme dhe perime si mustarde, boronica te kuqe, bajame, fara te lulediellit, kardamom, koper, qershi dhe koriander. Hulumtuesit qe kane publikuar rezultatin e ketij studimi besojne se kjo eshte deshmia e pare qe melatonina mund te veproj si agjent kritik hormonal ne luftimin e semundjeve kardiovaskulare dhe mosfunksionimin e lipideve. Ata gjithashtu kane verejtur se efektet mbrojtese te melatonines ishin me te shprehura tek te rinjte ne kete studim keshtu duke shtyre qe ne moshe te re drejte intervenimit me ane te dietes apo suplementeve per te arritur dobi shendetesore ne maksimum.
Autoret e ketij studimi ne perfundim kane thene se “administrimi i melatonines dhe konsumimi i ushqimeve qe permbajne melatonin mund te jete mjet i dobishem ne lufte kunder trashjes dhe rreziqeve te lidhura me trashjen.” Perveç ushqimeve me melatonin, shume nga ata me mendje te orientuar drejt shendetit te mire do te deshironin ta suplementonin me 1 deri 3mg melatonin çdo nate. Merre (pi) 30 minuta para se te shkoni per te fjetur qe te besh gjume te shendosh, shmangesh shtim peshe te panevojshem dhe shmangesh efektet demtuese to oksidimit te yndyrave te gjakut qe nxisin semundjen e zemres.
Kjo pra eshte menyra se si mund te dobesohemi pa dieta. Komento, trego nese je njeri prej atyreve qe bene gjume te rehatshem 7 deri 9 ore rregullisht dhe se ke peshe normale te trupit.

About the Author

Posted by Vnb-Snorki on 6:01 AM. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response

By Vnb-Snorki on 6:01 AM. Filed under . Follow any responses to the RSS 2.0. Leave a response

0 comments for "Si mund të dobësohemi pa dieta"

Leave a reply