Published On:13 June, 2011
Posted by Vnb-Snorki
Samsung blen Nokian?
Nëpër Internet kanë filluar të qarkullojnë thashetheme që Samsung do të mund të jepte ofertën e vet për blerje të kompanisë Nokia, dhe që kjo ofertë do të mund të arrinte në 28 miliard dollarë monstruozë. Thuhet që kjo është shifër të cilën drejtuesit e gjigantit finlandez do ta pranonin (diç si ofertë që nuk mund të refuzohet). Tani për tani Nokia vlerësohet rreth 23,11 miliardë dollarë, ndërsa thashethemet e mëparshme për blerjne nga Microsofti për 19 miliard dollarë thuhet se janë të papranueshme thjesht për arsye të pastra komerciale. Stephen Elop në konferencën e kohëmëparshme D9 theksoi bindshëm që Microsofti nuk do ta blejë Nokian, dhe se kjo kompani ka planet e veta. Kur analizohet afarizmi i Samsung dhe Nokia, ka pak që plotësohet. Nokia ka disa nga produkt dizajnerët ndoshta më të mirë në botë, por të tillë ka edhe Samsung. Eventualisht, kjo kompani do të fitonte kanale të shumta shitje të Nokias si dhe pool patente, por edhe Samsung sikurse edhe prodhuesit tjerë botëror të telefonave nuk është pa ta. Prandaj ka pak gjasa që kjo blerje të ndodhë. E megjithatë nuk i dihet pasi që asnjëra palë nuk ka komentuar këto thashetheme.








