Published On:12 June, 2011
Posted by Vnb-Snorki
Cassano nuk largohet nga Milani
Sulmuesi italian Antonio Cassano nuk e ka ndërmend të largohet nga Milani gjatë afatit kalimtar të verës. Këtë e ka thënë agjenti i futbollistit, Giuseppe Bozzo, shkruan "Calciomercato.it" të shtunën. Cassano në radhët e Milanit u transferua në janar, ndërsa me skuadrën kampione të Italisë ka kontratë deri në verën e vitit 2014. "Cassano me ardhjen në Milan ka realizuar një ëndërr dhe ai nuk e ka ndërmend të largohet. Gara me Zlatan Ibrahimoviqin, Alexandre Paton e Robinhon nuk është problem", ka thënë Bozzo. Cassano 28-vjeçar për Milanin ka zhvilluar 17 ndeshje në Serie A dhe ka realizuar katër gola.








